Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho u kualifikuan për herë të parë në Play Off të Botërorit, pas një fushate kualifikuese të suksesshme. Shqipëria tashmë po mendon për Play Off-in, me shortin e kësaj faze që do hidhet të enjten.

Ish-lojtari i Kombëtares, Salvador Kaçaj në emisionin “Log”, në News 24 tha se skuadra motivohet ndaj skuadrave të mëdha, duke dhënë shembull paraqitjen e mirë në humbjen ndaj Anglisë dhe përformancën në fitoren minimale ndaj Andorrës.

“Ne duhet të diskutojmë si për Andorrën dhe për Anglinë, janë të lidhura me njëra tjetrën. Ne pikërisht me ekipet që janë poshtë nivelit tonë, nuk mobilizohemi. Me Anglinë u mobilizuam, një nga ndeshjet më të mirat tona. Për ndeshjen ndaj Anglsië ka vetëm lëvdata, nota është mbi 8. Ne duhet të mendojmë vetëm për Play Off”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb