Lajm i keq për Ed Rejën dhe Kombëtaren shqiptare, Ermir Lenjani është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohore nga 4 deri në 6 javë.
Ai humbet kështu ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator, më saktësisht duelin e 2 shtatorit në transfertë ndaj Polonisë dhe të 5 shtatorit në stadiumin “Air Albania” kundër Hungarisë, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Anësori i skuadrës së Grasshopers në Zvicër pas ekzaminimeve të kryera ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe kyçin e këmbës gjatë ndeshjes ndaj Laussanne. Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Grasshopers.
Ermir Lenjani hat sich im Spiel gegen @lausanne_sport die Bänder im Knie- sowie im Sprunggelenk teilgerissen. Der Aussenverteidiger fällt voraussichtlich für vier bis sechs Wochen aus. https://t.co/MbJtGIr7Gw #gc #zürich #traditionsclub
— Grasshopper Club Zürich (@gc_zuerich) August 12, 2021
(BalkanWeb)
