Debutimi në Kombëtare ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm tek Juljan Shehu. Mesfushori kuqezi jo vetëm që ka rifituar vendin e tij si titullar në Poloni, por po gjen edhe rrugën e rrjetës në vazhdimësi.

Pas golit të parë të realizuar një javë më parë, Shehu rezultoi sërish vendimtar për ekipin e tij, Widzew Lodz teksa realizoi një tjetër gol shumë të bukur.

Në minutën e 39-të, Shehu mori një top në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte golin e tij i dytë këtë sezon.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: