NGA LELE ADANI

Nëse më pyesni se cilët janë lojtarët më të rëndësishëm të fitores së titullit nga skuadra e Interit do ta nis me portierin Jan Zomer. Ai e ka mbajtur portën e paprekur në 20 sfida dhe është sikur është zoti i mbrojtjes.

Nuk duhet të harrojmë që zëvendësoi Onanën, që erdhi me zero dhe u shit 50 milionë euro. Kur u transferua në Milano kishte shumë skepticizëm për të. Në futboll ashtu si në jetë duhet gjithmonë që të vërtetosh të kundërtën. Nëse Onana është me zero dhe tek Interi bëri mirë, ndërsa te Junajtid ka bërë gafa, edhe këto janë pjesë e jetës.

Pastaj do të them Çalhanoglunë, mjeshtrin e mesfushës. Nëse Interi ka bërë një sezon spektakolar me rezultate dhe në aspektin e lojës meritë ka edhe mesfushori turk. Është ai organizatori i gjithçkaje, që ka thyer rekorde. Nuk janë rastësi.

Por edhe Lautaro ka bërë diçka të jashtëzakonshme këtë vit.

Nëse më pyesni se cili është lojtari që më ka befasuar më shumë do të them Turam. Mos harroni që erdhi për të zëvendësuar futbollistë si Lukaku dhe Xheko. Mendoj se ajo që ka bërë që nga fillimi deri në fund ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Por të gjithë lojtarët do të ishin të parëndësishëm pa trajnerin Simone Inzagi. Sekreti i çdo fitoreje dhe i kësaj ecurie të jashtëzakonshme. Inzagi është shefi i të gjithëve. Ka bërë një hap të rëndësishëm në 15 muajt e fundit. Interi është skuadër unike për mënyrën se si e shpreh veten dhe çfarë futbolli bën në Europë. Mendoja se Inzagi nuk kishte ide të reja, por ai ka ndryshuar shumë. Edhe klubi i ka qëndruar pranë me drejtuesit dhe me një administrator si Bepe Marota. Këto janë arsyet pse një skuadër merr rezultate pozitive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb