Komentet për peshën stërmundojnë Bebe Rexhën, reagon këngëtarja: Shtatzënia nuk shkoi siç shpresoja

07 Maj, 2025 12:36

Bebe Rexha

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, 35 vjeçe, ka zbuluar se ka përjetuar humbjen e një shtatzënie, një rrëfim emocional që erdhi pas sulmeve të shumta ndaj pamjes së saj në Met Gala.

Artistja ndau me entuziazëm foto nga debutimi i saj në këtë ngjarje prestigjioze, ku u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Christian Siriano – një veshje elegante dhe e ngushtë në trup me një fund të madh prej tyli.

“Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen.

Por shpejt, ky moment i veçantë u kthye në trishtim, pasi komentet negative rreth pamjes së saj nisën të shpërndaheshin në internet. Një nga kritikat më të ashpra erdhi nga reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e cila nuk ishte pjesë e eventit, por u shpreh në rrjetin X.

“Motra më jep ndjesinë e dikujt që ka një implant hormonal kontraceptiv apo diçka të tillë,” shkroi ajo. “Është si të ketë një ‘implanon ose nuvaring’ që duhet hequr, ose një injeksion depo që duhet ndaluar (nuk po përpiqem as ta tall).”

Pas kësaj, në një postim të fshirë më vonë, Bebe Rexha vendosi të ndajë publikisht arsyen pas shtimit të peshës së saj, duke zbuluar për herë të parë tragjedinë.

“Jam e lodhur nga komentet për peshën time. Kam sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe përballem me vështirësi për të mbetur shtatzënë. Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja, dhe që atëherë e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt.”- tha këngëtarja.

Rexha nuk dha detaje se kur ndodhi humbja apo me kë e kishte fëmijën, por rrëfimi i saj u prit me një valë mbështetjeje dhe dhembshurie nga fansat dhe ndjekësit në mbarë botën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©