Aurel Tchouameni dhe Kinglsey Coman ranë pre e komenteve raciste në rrjetet sociale. Të dy lojtarët e Francës gabuan nga pika e bardhë, duke i kushtuar skuadrës humbjen në finalen e Kupës së Botës.
Të shumta kanë qenë ofendimet me bazë raciste për të dy lojtarët, por Federata franceze e Futbollit duket se nuk do qëndrojë duarkryq. Shtëpia më e madhe e futbollit në Francë ka fiksuar disa komente dhe persona në rrjetet sociale të cilët e kanë tepruar me fjalët, si rrjedhojë po përgatitin akuzat.
(BalkanWeb)
