TIRANE– Largimi i 4 ministrave të Qeverisë Rama këtë fundjavë ka ngjallur jo pak reagime në vend, jo vetëm në radhët e politikës, por edhe në publik. Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama ka postuar një foto në rubrikën AMARCORD, por pa shkruar ndonjë koment lidhur me të. Madje teksa poston ballinën e gazetës “Dielli” të vitit 1925, Rama shkruan “pa koment”, si për të treguar se vetë kjo foto përcjell mesazhin e tij për situatën më të fundit politike, me furtunë shkarkimesh në qeveri, ndër ministrat e PS.

“Kur politikanet hahen, djelmuria e atdhetareve punon”. Ky është shënimi që shoqëron ballinën, e poshtë tij, edhe një tjetër sqarim.

“Ata le te zihen, le te luftojne, le te cirren, ne na mbetet per barre te qerojme ferrat dhe te lerojme dherat tona qe te dalin lule dhe peme. Leri te therren. Eja te nisim nga puna dhe te bëjmë detyren tone teshenjte”.

Por fill pas kësaj, kanë vijuar reagimet e komentuesve, të cilët nuk ngurrojnë të ngacojmë kryeministrin Rama për vendimin e tij për largimin e 4 ministrave.

Njëri prej tyre i shkruan për shkarkimin e Tahirit, ndërsa e pyet nëse këtë ia kishte kërkuar Meta.

Replikat

Qytetari: Nje gje skuptova une NGA ty zoti kryeminister ,,shkarkimin e Saimir tahirit e shkarkove per punen e zgjedhjeve ,,,apo te detyroi Ilir meta,,,kete pergjigje dua te di NGA ty une ,,,flm

Rama: Ta kam dhënë përgjigjen tek postimi i mëposhtëm i Komunikimit Javor

Më herët Rama argumentoi largimin e ministrave si një lëvizjen në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
rama ok

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: