TIRANE- Janë prezantuar sot rezultatet e dy muajve të fundit të Komisariatit dixhital, ku deri më tani janë regjistruar 14 mijë denoncime nga ana e qytetarëve.

I pranishëm në këtë takim, kryeministri Edi Rama pohoi se Policia e Shtetit po jep frytet e saj të punës për të luftuar krimin. Sipas Ramës futja e këtij aplikacioni, me atë të të cilit të gjithë qytetarët mund të denoncojnë raste te shkeljeve dhe jo vetëm, është një histori suksesi. Ai shtoi ndër të tjera se brenda 10 javëve në komisariatin dixhital janë paraqitur 14 mijë denoncime nga ana e qytetarëve.

Kreu i Ekzekutivit bëri me dije se nga kjo performancë Shqipëria ka ndryshuar pozicion në sytë e ndërkombëtarëve, ku nga një vend i lëndëve narkotike, është kthyer në një vend të sigurt.

“Historia e atij aplikacioni është një histori suksesi. Kemi arritur që në një kohë reale të që të përmirësohet Policia e Shtetit. Ajo çka ata bëjnë me dije për stacionin më të afërt të policisë nuk është mundim i kot dhe jo një përpjeke pa rezultat. Koha është krejtësisht e pamjaftueshme për tu thënë ajo që kuptohet. Krijimi i këtij aplikacioni ka sjell një vlerë të shtuar për Policinë e Shtetit. Ka ende përmirësime për tu bërë nga pikëpamja e reagimit dhe monitorimit, qofte të ankesave dhe denoncimeve. Është e sigurt që nëse ne 10 javë ja kemi dal të vendomi këtë gur themeli, pas disa kohësh do ngrijmë një mur. Kjo për të frenuar jo vetëm krime që çojnë deri në humbjen e jetëve, apo dhe ato sjellje në kundërshtim me ligjin. Ja vlen të përsëritet në vijimësi që Policia e Shtetit gjatë kësaj periudhë po fillon të marrë frytet e punës. Nuk është pak, është një e dhënë inkurajuese se në 6 mujorin e parë të vitit ne kemi 50 për qind më pak vrasje krahasuar me çdo vit qysh se kemi një regjistër statistikash.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Rama tha se puna e Policisë së Shtetit do përqendrohet edhe brenda saj, duke ndëshkuar të gjithë efektivët që kryejnë veprimtari të kundraligjshme.
“Nuk do ketë paqe me elementët që nuk i përshtaten as moralit dhe as vlerave që ka sot Policia e Shtetit. 36 efektivë janë arrestuar si rezultat i kundërveprimit të policisë ndaj elementëve të padenjë që meritojnë të ndëshkohen në bazë të ligjit. Është 11% e trupës që ne trashëguam, e përfshië në aktivitete të kundraligjshme, në këtë aspekt nuk do të ketë paqe”,-siguroi ai.
Rama tha se do të nisë së shpejti monitorimi i efektivëve në çdo sekondë, pasi do të jenë të lidhur me kamera me sallën operative
“Projekt ambicioz mbetet monitorimi i efektivëve të policisë. Të gjithë efektivët në terren nuk do të jenë të shkëputur nga salla operative, por të lidhur përmes kamerave që do kenë në trup. Do monitorohen sekondë më sekondë”.

“Ky është projekti që nis në Tiranë dhe do hapet në gjithë Shqipërinë, brenda pak vitesh do kemi një efektiv të lidhur on line nga çdo cep i vendit përmes koordinimit të sallave të drejtimt”. Ky projekt sipas Ramës është në vazhdën e reformimit të Policisë së Shtetit, një kantier i hapur tashmë , siç e quajti ai.

Sakaq, ministri i Punëve të Brendshme, Saimiri Tahiri pohoi se të gjithë duhet të punojnë për një Shqipëri më të sigurt. Teksa u ndal tek komisariati dixhital, Tahiri tha se me këtë u analizua dhe sjellja e policisë.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: