Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u zgjodh nga Parlamenti me 78 vota pro.

Në një mesazh në rrjetet sociale, komisioneri Varhelyi thekson se mezi pret që Begaj të marrë detyrën, më 24 korrik, që të punojnë së bashku për të çuar përpara rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb