Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar ndarjen e 2.5 miliardë eurove të tjera ndihmë makro-financiare për Ukrainën.

“Komisioni Evropian po jep 2.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën. Ne po planifikojmë 18 miliardë euro për vitin 2023, me financim të disbursuar rregullisht. Për riparime urgjente dhe rikuperim të shpejtë që çojnë në një rindërtim të suksesshëm. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet”, thuhet në Twitter.

Von der Leyen tha më herët se Komisioni Evropian synon të paraqesë një program të ndihmës urgjente makro-financiare për Ukrainën, duke kontribuar deri në 1.5 miliardë euro në muaj, në total deri në 18 miliardë euro. Kjo ndihmë duhet të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme dhe do të plotësojë pjesërisht nevojat për sigurimin e stabilitetit të shtetit ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb