BRUKSEL –Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka njoftuar planet për të ofruar një përgjigje të shpejtë, të vendosur dhe domethënëse ndaj krizës së emigrantëve, me të cilën po përballet Europa. Sipas propozimit, 120 mijë azilkërkues do të shpërndahen mes vendeve të BE-së, duke respektuar kuotat për secilin vend. Junker deklaroi se nuk është koha t’i shohim gjëra me frikë. Sipas propozimit të Komisionit Europian, vendet anëtare duhet të ndajnë barrën për të pranuar 120 mijë refugjatë shtesë, duke i ndare ata në mënyrë të barabartë, por duke pasur parasysh Prodhimin e Brendshëm Bruto, popullsinë dhe nivelin e papunësisë, vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm që do të zgjidhë më shpejt krizën me emigrantë në të ardhmen, përpjekjet për të forcuar sistemin e përbashkët të azilit dhe rishikim të të ashtuquajturit sistem të Dublinit, ku parashikohet që emigrantët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së në të cilin futen. Vendet të cilat do të refuzojnë të pranojnë refugjatë do të përballen me penalitete financiare.
(er.nu/BalkanWeb)
