Shkëndija është gjobitur me 15 mijë euro për mjete piroteknike, 10 mijë euro për thirrje nacionaliste, 20 mijë euro për transparencë me përmbajtje naziste, 30 mijë euro për refuzimin e medaljeve dhe sjellje ndaj zyrtarëve, si dhe 30 mijë euro për mosrespektim të himnit dhe sjellje diskriminuese.

Jo vetëm kaq, pasi Shkëndija  është dënuar me përjashtim nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27, si dhe katër ndeshje si vendas pa praninë e publikut. Një goditje e rëndë kjo, me vendimin që po bën shumë zhurmë në Maqedoninë e Veriut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: