Pa as një votë kundër dhe abstenim, u miratua projektbuxheti në komisionet parlamentare për vitin 2024, i cili i kalon 7 miliardë eurove. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot nen për nen projektbuxhetin duke pranuar dhe kërkesat e disa institucioneve për shtim fondesh, por dhe punonjësish.

Janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve, të cilat në total arrijnë vlerën e 1,1 miliardë lekëve. Ndërkohë, janë rrëzuar të gjitha amendimet e bëra nga Partia Demokratike.

Pas miratimit në komisione, projektbuxheti 2024 do të kalojë për miratim në Parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb