Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut ka miratuar projektligjin për reformën e re administrative-territoriale, duke i hapur përfundimisht rrugë kalimit të nismës për votim në seancë plenare.

Nisma ligjore mori mbështetjen e plotë të mazhorancës, ku tetë deputetët e Partisë Socialiste të pranishëm në komision votuan pro drafstit, ndërsa nuk u regjistrua asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në momentin e zhvillimit të procedurës së votimit, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nuk ishte i pranishëm asnjë deputet nga radhët e opozitës, e cila ka braktisur procesin parlamentar lidhur me këtë nismë.

Pas miratimit të tekstit në komision, projektligji është proceduar menjëherë pranë organeve drejtuese të Kuvendit për t’u përfshirë në rendin e ditës së punimeve parlamentare.

Sipas kalendarit të përcaktuar, drafti i reformës administrative-territoriale do të kalojë për votim përfundimtar në seancën plenare të së enjtes, më 8 tetor, ku pritet të përballet me reagimin e opozitës dhe të grupeve të interesit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb