Deputeti Petrit Vasili, ka deklaruar se komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, votimi i krijimit të të cilit pritet të bëhet në seancën e sotme në Kuvend, është funerali i reformës në Drejtësi.

Sipas tij, qëllim i vërtetë i krijimit të komisionit, është kontrollim, shantazhi dhe presioni mbi drejtësinë.

Postimi i plotë:

Komisioni i Posacem 10 mujor, Funerali i Reformes ne Drejtesi!!
Vendimi per ngritjen per ngritjen e Komisionit te Posaçem 10 mujor per Antikorrupsionin, Komision me afat pra 10 muaj sipas vendimit te Kuvendit , nxorri me ne fund hapur edhe qellimin e vertete dhe te vetem te Edi Rames dhe pikerisht:
kontrollin 100%, shantazhimin dhe presionin mbi drejtesine ne keto 10 muaj, qe na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme.
Ne Vendimin e rilindasve thuhet qarte se do behet:
“Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi,
Dhe se Komisioni do te kryeje:
“Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar si më sipër, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:
Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë;”
ANALIZA E FAKTEVE :
———————————-
1. Me ç’te drejte do te beje vleresim dhe analize mbi drejtesine Komisioni i Posacem 10 mujor i Rames?
2. Perse u be Reforma ne Drejtesi, per te cilen u prek me shume se 1/3 e Kushtetutes?
3. A ka sistem te pavarur vleresimi dhe kontrolli drejtesia?
4. A u be reforma ne drejtesi per te larguar duart e politikes mbi Drejtesine?
5. Me ç’te drejte Kushtetuese do te beje nje proces te thelluar reformimi mbi Drejtesine nje Komision i Posaçem 10 mujor dhe 100% politik dhe i njeanshem vetem me deputete rilindas?
P E R F U N D I M E :
——————————-
Qellimi i vetem i Edi Rames eshte qe permes Komisionit te Posaçem 10 mujor te tij te mbaje nen kontroll100% dhe nen presion drejtesine, ne 10 muajt e fundit perpara zgjedhjeve lidhur me aferat shume te renda korruptive te tij dhe te qeverise se tij qendrore dhe lokale.
Sistemi i drejtesise ka nje sistem te tere vleresimi dhe kontrolli te pavarur nga politika, te sanksionuar ne ndryshimet kushtetuese dhe paketen e ligjeve te Reformes ne Drejtesi, qe ka sanksionuar me ligj organizmat, qe qeverisin ne menyte te pavarur drejtesise si dhe institucionet kontrolluese te saj brenda sistemit te drejtesise.
Sistemi i drejtesise e ka te sanksionuar Raportimin vjetor te tij ne Kuvendin e Shqiperise, pra del qarte se Komisioni i Posaçem 10 mujor eshte thjesht nje instrument antikushtetues, i paligjshem.
Komisioni i Posaçem 10 mujor i Rames eshte haptas ne dhunim te Reformes ne Drejtesi, e cila perjashtonte absolutisht kontrollin e politikes mbi drejtesine.
Ky Komision i Posaçem 10 mujor do te koordinoka nje proces te thelluar reformimi sic shkruhet ne vendim, pra reformim te thelluar edhe te Reformes ne Drejtesi.
Gjate hartimit te Reformes ne Drejtesi:
perberja e Komisionit ishte me 10 anetare, pra barazi e plote mes maxhorances dhe opozites,
u shmang totalisht nga e drejta e propozimit Ministria e Drejtesise dhe qeveria,
propozimi i paketes se Reformes ne Drejtesi ju besua Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte
certifikimi i Reformes ju besua Komisionit te Venecias.
Ndersa Ky Komision i Posaçem 10 mujor:
votohet vetem me votat e Edi Rames,
eshte me shumice 6 me 5 po te Edi Rames
vendos po vete pa konsensus çdo lloj arbitrariteti, antikushtetushmerie, dhe paligjshmerie qe do t’i urdheroje Edi Rama.
————————————
KONKLUZIONE FINALE:
Ky Komision i Posaçem i Rames eshte pra hapur Funerali i Reformes ne Drejtesi.
Per kete Reforme jane shpenzuar qindra milion euro te taksapaguesve amerikane dhe europiane dhe ajo po varroset ne menyre perfundimtare vetem e vetem per te permbushur qellimet elektorale politike te Edi Rames.
Komisioni ka objektiv te shkruar ne Vendim: hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.
Ky Komision i Posaçem 100% Politik do te propozoka edhe ndryshime ligjore per drejtesine.
Zoterinj perfaqesues te BE dhe SHBA me Tirane, ky Komision i Posaçem Politik i njeanshem 10 mujor, i votuar vetem me votat e Edi Rames dhe me qellime te shpallura shantazhuese e tij mbi drejtesine, po gropos perfundimisht Reformen ne Drejtesi dhe investimin e madh financiar dhe politik, qe qeverite dhe taksapaguesit e vendeve tuaja kane bere per Reformen ne Drejtesi.
Ndaj ju nuk duhet ta pranoni e mbeshtesni kurrsesi nje veprim shume te rende te Edi Rames, qe minon dhe hedh ne erë kete Reforme.
Ky Komision i Posaçem 10 mujor eshte funerali i Reformes ne Drejtesi!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb