U mblodh për herë të parë këtë të martë Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën administrative-territoriale. Deputetët e PD-së munguan në këtë mbledhje.
Të vetmit opozitarë ishin Edmond Haxhinasto i PL-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Teksa vlerësoi rëndësinë e këtij komisioni, në mungesë të bashkëkryetarit demokrat Luçiano Boçi, socialisti Arbjan Mazniku theksoi se mazhoranca ka vullnetin për të punuar me opozitën.
Opozitarët Haxhinasto dhe Dule theksuan se komisioni duhet të jetë i kujdesshëm në trajtimin e çështjeve që prekin pushtetin vendor.

Whatsapp Image 2025 11 11 At 12.20.40


Në procesin e integrimit evropian, bashkitë marin rëndësi të veçantë pasi 70% e kuadrit ligjor të BE-së do të zbatohet në nivelin e pushtetit vendor.
Në mbledhjen e ardhshme, Komisioni pritet të përcaktojë axhendën e punës dhe grupin e ekspertëve. Gjatë aktivitetit 9-mujor të këtij komisioni parashikohen të zhvillohen konsultime publike.
