Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është rimbledhur këtë të hënë.

Nënkryetari Toni Gogu deklaroi gjatë fjalës së tij se rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.

“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, -deklaroi Gogu.

Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb