TIRANE– Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Vettingut, është zhvilluar një seancë dëgjimore me ish- kryeprokuroren Ina Rama, e cila është kandidate për në Kolegjin e Apelimit. “BalkanWeb” zbardh pyetjet provokuese që iu bënë në mbledhje nga anëtari i PD në Komision, Flamur Noka.

PYETJE-PËRGJIGJET MES FLAMUR NOKËS DHE INA RAMËS :
Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.

Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?
Ina Rama: Jo.

Flamur Noka-Luan Rames: Je në konflikt interesi, ke të njëjtin mbiemër.
Flamur Noka: Gëzoni besueshmërinë e publikut?
Ina Rama: Besoj shumë. Gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.

Flamur Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?
Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.

Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut, përse? Keni dijeni për arsyet?
Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht për mos ndjekje të procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale.

Flamur Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion duke propozuar emrin tuaj?
Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.

Flamur Noka: Gjatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme që jeni akuzuar për përfshirje?
Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: