TIRANE

Për herë të parë, anëtaret e Komitetit Olimpik Mesdhetarë,bordi drejtues, zhvilloi një mbledhje në Shqipëri, ku u pritën edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare premtoi mbështetje maksimale për KOKSH, për sportin në përgjithësi, pasi sipas Ramës të investosh në sport është po aq e rëndësishme se sa të ndërtosh shkolla, pasi fëmijët, ky brez, po rrezikohet nga teknologjia:

“Aktualisht janë mbi 10 mijë të rinj të angazhuar në Lëvizjet Olimpike, ndërsa vitin e ardhshëm ky numër do të rritet për tu siguruar që të gjithë fëmijët të përfshihen në aktivitet sportive, në disiplina të ndryshme sportive, sepse sporti për të gjithë është diçka tjetër, duhet mbështetur më shumë. Sidomos në këtë kohë kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme, si rreziku nga teknologjia. Çfarë do që të bëjmë ne për të larguar fëmijët nga teknologjia, është një gjë me shumë përfitim për shoqërinë. Sporti është ai që mund të na shpëtojë fëmijët tanë. Prandaj ne do të investojmë gjithnjë e më shumë para në këto aktivitete, sepse përfshirja e fëmijëve në sportive është po aq e rëndësishme se të ndërtosh shkolla.

Rama premtoi angazhim maksimal për të mbështetur kandidaturën e Kosovës për zhvillimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në 2030:

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb