TIRANE – Eshtë mbledhur sot pa praninë e opozitës komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, ku u shqyrtuan disa pr/ligje që kanë lidhje me organizimin e pushtetit gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, deputetja Vasilika Hysi tha se me miratimin e këtyre ligjeve, nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm.

“Diskutimi sot ka qenë prezantim i nismës. U shqyrtua statusi i prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky ligj është për ata gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që do ti qëndrojnë sistemit të drejtësisë. Ata që do të kalojnë procesin e rivlerësimit, do të kenë një sërë garancish të cilat do ta bëjnë pozicionin e tyre që ata të jenë gjyqtarë dhe prokurorë profesioniste që nuk mund të ndikohen nga politika apo grupet kriminale.”- deklaroi Hysi.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb