Gjatë punimeve të komisionit hetimor për të dhënat e TIMS, i cili rinisi pas rikthimit të socialistëve, është kërkuar të hidhet në votim kërkesa e Taulant Ballës për të zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura.

Sipas Toni Gogut, kjo është e mbështetur në ligjin e ri për Komisionet Hetimore Parlamentare.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji është shprehur më pas se ka një përojekje për të mbytur paligjshmërinë.

Ai shtoi se nuk e ka të protokolluar sipas ligjit të një kërkesë për ta shqyrtuar, duke iu referuar kërkesës së Ballës.

Më tej ai tha se dëshmitari duhet të vijë vetë në Komision dhe të bëjë kërkesën përpara anëtarëve të tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb