Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të diskutuar disa çështje të rëndësishme në prag të përfundimit të sezonit futbollistik. Në rendin e ditës u trajtuan disa pika kyçe, ndër të cilat organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, e cila është planifikuar të zhvillohet më 25 qershor.

Gjithashtu, u shqyrtuan projekte të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e stadiumit të Vorës si edhe u diskutua për mbarëvajtjen e punimeve në fushën e tretë në “Shtëpinë e Futbollit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb