Prokuroria Tiranë ka kërkuar ‘arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe një qytetar, si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë, që dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” sh.p.k në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Kjo kompani, rezulton të jetë nën pronësinë e Arbër Abazit.

Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës, Ymer Marku dhe 2 ish-zyrtarët Kujtim Balliun dhe kryeplaku Agim Loci dyshohet, sipas Prokurorisë se kanë ndihmuar në tjetërsimin e tokës prej 7500 metër katror, e llojit “Arë”. Kjo sipërfaqe toke, në mënyrë të padrejtë i kaloi Kujtim Allmetës, që më pas ia shiti shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Prona që tashmë është blerë nga kompania është vendosur në sekuestro deri në një vendim të Gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb