Ish-prokurori, Gent Trenova, në një intervistë për “Task Forcë” në Syri tv, deklaroi se duhet hetuar kompania izIzraelite që qeveria shqiptare i dha sektorin e armatimit dhe menaxhimin e pozicioneve kyçe të Ushtrisë Shqiptare.
Kjo kompani, e lidhur me kompaninë ushtarake shqiptare, “KAYO”-n e përfshirë në një skandal në Belgjikë, u sanksionua nga NATO, pasi rezultojnë të përfshirë në skandal korrupsioni në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Autoritetet belge kanë nisur hetime për korrupsion duke arrestuar dhe shpallur në kërkim drejtues të kësaj kompanie, ndërsa NATO ka pezulluar menjëherë të gjitha projektet me Elbit System.
Por ndërsa NATO e ka sanksionuar dhe po e heton, Edi Rama ka forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me miqtë e tij izraelit me memorandum bashkëpunimi dhe marrëveshje në fushën e armatimit, infrastrukturës dhe përgatitjes së Forcave tona të armatosura.
“Sigurisht edhe ky rast ka vend për hetim, por janë bërë shumë kontrata, me shoqëri të huaja. Gjithë këto kontrata të lënë përshtypje sikur mbrapa ka një një lobim, ose një blerje lobimi, influence të huaj për qeverinë shqiptare.
Shumë diplomatë të huaj që vijnë në Shqipëri, që buzëqeshin, që takohen, që bëjnë lavdërime. Mbrapa këtyre buzëqeshjeve dhe këtyre lavdërimeve për qeverinë apo për kryeministrin, janë këto kontrata të që bëhen në favor të disa kompanive të huaja”, u shpreh ish-prokurori.
Sipas tij, kjo praktikë nuk është një fenomen i izoluar.
“Mund të marrim rastin e inceneratorëve, që nuk ndihet se ku po shkojnë para, se vazhdojnë të jepen para, e nuk po kuptohet se ku po shkojnë ato para.
Dyshimi mund të jetë që këto para shkojnë te grupet lobiste apo personat që krijojnë influenca dhe lobime në marrëdhënie ndërkombëtare.
Po ashtu ishte dhe çështja e tunelit të Llogarasë që ishin 50.000 milionë euro që shkuan te një kompani turke, që mund të jetë pjesë e një marrëveshje dhe me qeverinë turke. Kemi rastin e 2 TEC në Vlorë, që janë dy anije që prodhojnë energjinë.
Edhe kjo kontrata që doli sot në skenë, mund të jenë pjesë e një blerjeje ose të lobimeve apo influencave të huaja ndërkombëtare.”
Mungesa e transparencës dhe e mekanizmave kontrollues efektivë krijon hapësirë për abuzime. Për këtë arsye, ngrihet nevoja urgjente për ndërhyrje ligjore nga Parlamenti, me qëllim kufizimin e pushtetit të qeverisë për të lidhur marrëveshje të tilla pa mbikëqyrje.
“Sigurisht, këtu ka nevojë për transparencë. Duhet vetë parlamenti duhet të bëjë një ligj ose dhe opozita duhet të duhet të marrë një iniciativë, që të propozojë një ligj që të mos lejojë qeverinë ose ta kufizojë qeverinë
Duhet të ketë edhe fond limit, pra një fond limit ose të ketë edhe një një lloj monitorimi, kontrolli nga një agjenci tjetër që mos të varet nga qeveria. Pra duhen gjetur mekanizma të tillë që edhe sekreti të ruhet, po edhe të mos lihet vënd për abuzime dhe për t’i përdorur këto shuma të mëdha parash që dalin nga buxheti i shtetit. Jo vetëm për korrupsion, pra që krijohen dyshime për korrupsion brenda për brenda, por më shumë është rreziku i blerjes së influencave apo lobimeve
Por hetimet e këtyre kontratave mbetet sfidë. përfshirja e kompanive të huaja, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar me prokuroritë përkatëse. Hetimi duhet të ndjekë rrugën e parave, të cilat transferohen jashtë Shqipërisë, duke e bërë zbardhjen e plotë të çështjes një proces të ndërlikuar dhe të varur nga vullneti i autoriteteve të huaja.
