RINAS

Kompania ajrore e “Lufthansës” u ka prish planet udhëtarëve në prag të ndërrimit të viteve. Kjo kompani ka mbërritur me vonesë në aeroportin e Rinasit, ndërsa një veprim i tillë, ka shkaktuar irritim dhe nervozizëm tek të gjithë pasagjerët pasi kanë humbur linjat transit për shkak të “Lufthansës”. Pasagjerët kanë ngritur shqetësimin për “News24” dhe “BalkanWeb” duke thënë se për shkak të vonesave, ata kanë humbur fluturimet.

“Mbërritëm me vonesë në Frankfurt. Nuk arrijmë në kohë fluturimet e tjera. Jemi nisur për festa, por kemi mbetemi rrugëve”-theksuan pasagjerët.

Pasagjerët më tej shtuan faktin se ky nuk është rasti i parë, por sipas tyre, kompania ajrore “Lufthansa” ka shfaqur vonesa edhe në disa fluturime në të kaluarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb