Sërish probleme me linjën e kompanisë Wizz Air. Mësohet se shumë qytetarë shqiptarë janë bllokuar në Athinë për shkak se kjo linjë ka shtyrë fluturimin pa asnjë sqarim.

Një qytetar, sqaron për BalkanWeb se avioni që ishte parashikuar që të nisej drejt Tiranës në orën 13:35, është shtyrë. Pasagjerët, pasi kaluan kontrollin dhe shkuan me autobusë drejt avionit, i rikthyen sërish në aeroport pas disa minutash pritjeje në pistë.

Mes qytetarëve të bllokuar në aeroportin grek, ka dhe shumë fëmijë, ndërsa kompania nuk iu ka dhënë asnjë sqarim se kur do të niset avioni drejt Tiranës.

36dfe8e8 0d21 4cd2 8c26 1cae718d251a
36dfe8e8 0d21 4cd2 8c26 1cae718d251a

Më vonë, kompania sqaroi se shkak për vonesën është bërë moti i keq.

“Fluturimi i Wizz Air nga Tirana në Athinë më 11 mars u vonua për shkak të kushteve të këqija të motit (stuhisë) në Tiranë, duke shkaktuar si pasojë vonesë të fluturimit të kthimit nga Athina në Tiranë. Fluturimi u nis nga Athina me pak më shumë se 2 orë vonesë. Wizz Air kërkon ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe thekson se siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionit është prioriteti i saj më i madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: