Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar vendet e pasura të botës dhe gjigantët e energjisë për ‘mbytjen’ e kombeve të varfra me norma interesi “grabitqare” dhe çmime gjymtuese të karburantit.

Ai tha se vendet e pasura duhet të japin 500 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet e tjera “të bllokuara nga tregjet e kapitalit nga normat grabitqare të interesit”, ndërsa kompanitë e energjisë bëjnë fitime rekord.

Fjalimin Guterres e bëri në një samit me më shumë se 40 shtete, ndër më të varfrat në planet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb