5 ditë pas kolapsit që pësoi në qendrën stërvitore të Bayern Munich, Vincent Kompany ka lënë spitalin, aty ku u shtrua me urgjencë, për t’u rikthyer në shtëpi. Ky lajm i shkëlqyer u bë publik nga drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl:

“Mjekët zbuluan se për çfarë bëhet fjalë. Kompany vuan nga meningjiti, ka një irritim, çka i solli atë episod të pa dëshiruar. Jam i sigurt se shumë shpejt do të rikthehet në pankinë në 100% të formës së tij. Për ne, ky është lajmi më i bukur”, u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb