Chelsea sfidon Betis të mërkurën, në kuadër të finales së Conference League. Në prag të këtij takimi, trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë trofeun. Do të ishte një mënyrë për të thënë se ne po fitojmë dhe se jemi një klub në Evropë”.
“Ne do të bëheshim gjithashtu skuadra e parë që do të fitonte të gjithë trofetë e UEFA-s (Champions League, Europa League dhe Conference League), ndaj është e rëndësishme”.
