Merkato e Manchester United është në pikun e saj. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori, teksa emri më i përmendur deri më tani është ai i Frenkie De Jong.
Duke parë që Barcelona po reziston dhe situata në këtë pistë po komplikohet, klubi nga Manchesteri po mendon për një tjetër futbollist.
Sipas Manchester Evening News, emri i ri në listën e klubit është Milinkovic Savic i Lazios. Lojtari serb është i prirur për një largim nga kryeqyteti, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse plotësohet dëshira e Presidentit Lotito. Ky i fundit kërkon më shumë se 60 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin, e sesi do shkojnë gjërat do e shikojmë më vonë.

(BalkanWeb)
