“Shpresojmë të gjejmë një marrëveshje përpara Kupës së Botës”. Kështu foli Maldini në tetor, duke iu përgjigjur pyetjes mbi negociatat për rinovimin e Leaos. Ndërkohë Botërori përfundoi pak ditë para fundit të 2022-it, nuk ka as gjurmën më të vogël të rinovimit të Leaos. Në teori, kohë ka mjaftueshëm sepse kontrata e portugezit skadon më 30 qershor 2024, por teoria nuk mjafton më, duke kujtuar negociatat që përfunduan keq me Donnarumma, Calhanoglu, apo edhe Romagnoli.
Sulmuesi i ka rritur ndjeshëm kërkesat dhe vështirë se kuqezinjtë do mund të pranojnë kushtet e reja. Nëse Leao nuk lëshon pak pe, ndërprerja e bashkëpunimit nuk do ishte larg.
(BalkanWeb)
