Artisti dhe kompozitori Kristi Popa në një intervistë për Neës24 ku ka folur për 2022- shin e tij nuk ka ngurruar të flas dhe për situatën e artit në Shqipëri.

“Arti është bërë shumë i përciptë nuk i takon më kodit esencial E por kodit formal F, që do të thotë forma ka më shumë rëndësi se përmbajtja. Mjafton të ekspozosh diçka që duket interesante dhe njerëzit do e pëlqejnë. Ndoshta është një kohë e përkohshme, ndoshta e ardhmja do sjell diçka tjetër por jetojmë në një individualizëm të jashtëzakonshëm ku secili ka artin e tij ose ne dukje artin e tij, kjo mbetet për t’u parë” – tha Kristi Popa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb