Ish-deputeti Spartak Braho iu është bashkuar reagimeve pas lajmit se kompozitori i njohur dhe ish-deputeti i PS-së Limoz Dizdari po lufton me vdekjen në spitalin e Durrësit.dizdari

Braho e ka cilësuar turp dhe kriminale braktisjen që qeveria Rama i ka bërë kësaj figure të njohur.

“Limoz Dizdari po dergjet në spital dhe po lufton me vdekjen, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij për turp të tyre as që po lëvizin gishtin që socialistit të vjetër, ish-deputetit të PS, t’i ofrojnë mjekim më të specializuar se ai qe po i japin brenda mundësive mjekët në spitalin e Durrësit. Turp për Ramën, turp edhe për Ilir Metën që dekoroi dhe dha tituj gjithfarë halabaku dhe “harroi” atë që iu gjend në krahë në kohë të vështira“, ka thënë Braho për alfapress.al.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb