Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se problem në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë është Kosova dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me shtetësinë e saj.
“Ne jemi të patundur në idenë që jo vetëm paqja është, e mirë se çdo gjë tjetër, por “komshi i lumtur, shtëpi e lumtur” ma ka mësuar gjyshja.
Sigurohu që fqinjët nuk po vdesin urie. Kemi politika bashkëpunimi edhe me shtetet e tjera në rajon. Kemi një problem të madh me Serbinë, Kosova, pasi për ne është një shtet në të drejtën e vet, ndërsa për ata nuk është.
Kishim dy opsione, ose do të vijonim të mbesnim me kokën pas e të dëmtonim ekominë e të ardhmen, ose alternativa tjetër ishte të thonim nuk ishim dakord por kjo nuk duhet të na ndalojë të punojmë për ato gjëra që biem dakord”, tha ai.
