Një banor i Durrësit i është bashkuar protestës së sotme përpara Kuvendit, ndërsa theksoi se arroganca e shtetit i ka kaluar kufijtë dhe se po i zhvatin pronat, në Bulevardin e Pidam në Durrës. Sipas tyre vlerësimi i qeverisë për banesat është shumë më i ulët.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët t’u bashkohen dhe të mos lejojnë arrogancën e qeverisë t’u vjedhë pronat.
“Arroganca e shtetit po kalon kufijtë, po na zhvatin pronën. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë,. Ata me parti na vjedhin nëpërmjet politikës na vjedhin. Kryeministri Rama ka 20 vjet që mban peng PS. Ne duhet të jemi bashkë, çdo parti çdo individ, mos heshtni duke parë, bëhuni bashkë. Edhe ju patronazhistë mos u bëni palë me krimin, Rama prek ata që e duan më fort, sot e votojnë nesër iu shemb shtëpinë, siç bëri në Theth siç po bën në Durrës. Ky shtet rrugët ia jep koncensionarit me mld euro, 1km rrugë Tiranë për 22 mln euro dhe banorëve të Durrësit i jep një metër katror sa ju bën një dregë në Vollga kryetarëve të bashkisë. Drejtorët e policisë gjithashtu bëhen palë me krimit. Të gjithë duhet të dalim te Kryeministria sepse ky projekt është me VKM nga kryeministri. Unë i përgëzoj të gjithë banorët që kanë ardhur nga Lezhë dhe në qytetarët durrsakë gjithashtu jemi në mbrojtje të tyre.”, ka thënë një tjetër qytetar.
