Deputeti i Partisë Demokratike, Trita Shehu, ka prezantuar një nismë të re ligjore që synon, sipas tij, mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga ato që i cilëson si “koncepte gender ideologjike”.
Në një deklaratë publike, Shehi thekson se miratimi i ligjit për barazinë gjinore ka hapur rrugë për koncepte të reja mbi identitetin gjinor dhe strukturën familjare, duke shtuar se kjo kërkon ndërhyrje ligjore për mbrojtjen e moshave të reja.
Sipas deputetit demokrat, nisma synon të vendosë kufizime në arsimin parauniversitar dhe në hapësirat publike, duke ndaluar përfshirjen në tekstet shkollore dhe aktivitetet edukative të koncepteve që lidhen me identitetin gjinor, ndryshimin e seksit dhe familjet LGBTQ.
Propozimi përfshin gjithashtu ndalimin e përmbajtjeve të tilla në media dhe botime të dedikuara për të mitur, si dhe kufizimin e pjesëmarrjes së adoleshentëve deri në 18 vjeç në aktivitete që promovojnë këto koncepte.
Postimi i plotë:
Mbrojtja me Ligj e femijeve nga konceptet “gender ideologjik”, familja LGBTQ etj, eshte imperative.
Miratimi i “Ligjit per Barazine Gjinore” nga Rilindja, qe i hap rruge konceptit “gender ideologjik” e “gender fluid” ne vend te “Gender biologjik”, per rjedhoje devijimit te familjes “nje burre, nje grua e me shprese femijet” drejt asaj homo-trans etj, apo nocioneve “Nene e Baba” drejt atyre “Prindi 1,2,3”, qe stimulon ndryshimin e seksit etj, ben te domosdoshme:
Miratimin sa me shpejt te nje Ligji per te mbrojtur moshen feminore e adoleshente, para universitare nga propaganda te tilla, ndesh keto me natyren njerezore, familjen e shenjte, egzistencen fizike te njerezimit, qe bazohet mbi riprodhimin, mbrojtjen e jetes etj.
Kjo inisiative ligjore, pa diskriminuar askend, synon per te mbrojtur ato mosha te pa pregatitura akoma, ndaj te tilla interferencash me disa masa:
1-Duke ndaluar ne aresimin para universitar futjen ne tekstet shkollore, si dhe cdo propagande tjeter ne ato shkolla, te koncepteve “gender fluid”, te ndryshimit te seksit, per familjen homo, trans etj, te koncepteve prinder 1,2, te atyre ne favor te abortit, etj.
2.-Duke ndaluar cdo propagande te tille ne ambjentet publike, ne emisionet mediatike, librat, revistat etj te dedikuara per ato mosha.
3-Duke ndaluar pjesemarjen e adoleshenteve deri ne 18 vjec ne aktivitet propagandistike te grupeve LGBTQ, trans, pro abortit, etj, qe synojne promovimin e atyre koncepteve.
4-Duke ndaluar cdo aplikim medikamentoz, kirurgjikal, invaziv apo jo, psikologjik, etj, qe kerkon te ndryshoje seksin e individeve deri ne 22 vjec, e lidhur kjo me moshen e pjekurise hormonale e seksuale.
5-Duke bere te detyrueshme miratimin me shkrim nga prinderit e nxenesve ne aresimin para universitar per cdo aktivitet, tekst, liber, filmate etj, qe mund te kene te tilla afersi, duke forcuar keshtu rolin e familjes ne edukimin e femijeve.
Ne lidhje me keto parime, si ligjberes, se bashku me juriste po punohet per pregatitjen e nje drafti ligjor.
Do te ishim shume te interesuar te na transmetoheshin edhe mendimet a propozimet tuaja per kete inisiative, perpara se te perfundojme draftin ligjor.
Lutemi te na dergonit keto nepermjet adreses E.Mail: [email protected]
Falminderit
