Violinisti Olen Cezari dhe miqtë e tij do të mbajnë një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në datat 18-20 prill 2024.

Në lidhje me këtë koncert, violinisti Cezari shprehet se është bërë një punë kolosale. Ai premton një spektakël madhështor për publikun.

Ne menduam që të mbajmë një koncert në Tiranë, që bëhet gjithmonë e më e bukur. Pikë së pari është orkestra ime, pastaj kam të ftuarit special, në Tiranë do të jetë një kompozitor me fame botërore, pastaj do kemi muzikë latine. Kemi marrë edhe Marsela Çibukajn, që unë e konsideroj “Vaçe Zelën” moderne shqiptare. Nuk mund ta quaj koncert, është spektakël.

Ka dhe një komik e ai është Gazment Paja. Programimi ka nisur që në muajin nëntor, është punë kalosale, mund të jenë mbi 150 persona që po punojnë. Është super spektakël, nuk do të jepet në TV, por do jetë live e kush dëshiron mund të vijë. 85 përqind e njerëzve mund të pronotojnë biletën me Olen.al, hap që është mundësuar falë teknologjisë. Janë tri mbrëmje të mrekullueshme, kemi balet, orkestra, kemi ndëraktivitet me publikun, ka surpriza plot”, deklaroi violinisti Cezari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb