Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore pritet të mbajë një koncert me rastin e kësaj dite në sheshin e Prishtinës. Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Rita Ora nuk ka preferuar të marrë para për këtë koncert, por do të këndojë falas.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”- shkruan Pacolli.
27545335_10159864800655153_8422574618838810147_n
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: