Analisti Edvin Kulluri i ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, deklaroi se koncerti i artistit Kanye Ëest në realitet nuk do të ketë impaktin që promovon qeveria. Po ashtu ai tha se Rama nuk di të menaxhojë punët publike dhe ka mbetur vetëm te fasadat. Për Kullurin fati që qeveria do të japë milionë euro tregon se ky koncert ka dështuar.

“Ne sot kemi diku te 10 milionë turistë, impakti që ka në turizëm koncerti nuk është kaq i madh sa thotë kryemimistri.
4 milionë euro nuk po përdoren për reklama për ta çuar turizmin nga 10 milionë në 11 milionë. Rama ka mbetur i njëjti kryetar bashkie, drejtor komunalajee, merret me fasada dhe kumbulla të kuqe.

Nuk ka koncept të menaxhimit të punëve publike, i ka kthyer në qesharake.
Pas fasadës ka realitete të vështira që kanë nxjerrë njerëzit në shesh.
Kjo është një sfidë që po iu bën Rama atyre njerëzvë që janë në shesh.
Këto janë aventura personale, një rast kur Gonxhja dhe Rama u çuan në Prokurori ishte koncerti i “Scorpions” pas skandalit me biletat.
Modeli i zhvillimit tonë është krimi i organizuar, problemet nuk i mbulon dot me një koncert.
Kemi ende helikopterët e vitit 2013, s’kemi shtuar kapacitetet. Në ndërtimet në Palasë dhe Dhërmi nuk ka ujë.
Nuk ishte nisur të organizohej me paratë e qeverisë, por mesa duket ka dështuar, edhe një këngëtar tallavaje do të kishte mbledhur më shumë njerëz”, tha Kulluri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb