TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka mbetur i impresionuar nga koncerti i violinistit shqiptar, Olen Cesari dhe grupit të tij “International Clandestine Orchestra”. Përmes një postimi në “Facebook”, teksa ndan përshtypjet e tij Meta shkruan se Cesari dhe grupi i tij i dhuruan Tiranës një natë magjike dhe festë të jashtëzakonshme.  Ndër të tjera, Kreu i Shtetit shprehet se violinisti i madh shqiptar është një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar.

“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme.
Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.
“Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë.
Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.”-shkrun Meta në Facebook.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb