TIRANE

Në nisje të koncertit recital “Finalmente Elsa”, artistja e njohur Elsa Lila ka falenderuar bashkëpunëtorët që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

Ajo falenderoi veçanërisht Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë projekt.

Elsa Lila vlerësoi më tej edhe kontributin e kryebashkiakut Veliaj në jetën artistike në kryeqytet.

“Falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe për kontributin që ata i japin të gjithë jetës artistike në Tiranë. Faleminderit nga zemra”, u shpreh Elsa Lila.

Pas deklaratës së artistes, e gjithë salla ka shpërthyer në duartrokitje. “Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që Elsa Lila, realizon në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: