TIRANE

Merzana Kostreci, pianistja e mirënjohur shqiptare mbajti një koncert recital piano solo me një repertor klasik, në hollin e Universitetit të Arteve.

Koncerti filloi me sonatën Chopin nr 3, kompozitor romantik. Më pas një tjetër sonatë nga Beethoven, sonata me një stil klasik. Dhe u finalizua me një vals nga kompozitori Franz Liszt.

Pianistja, e cila prej shumë vitesh jeton në SHBA, u rikthye ne Tiranë me ftesën e Universitetit të Arteve, për një master class për studentët e Fakultetit të Muzikës dhe koncertin në sallën e Universitetit.

Merzana Kostreci e la Shqipërinë në moshën 16 vjeçare, pasi u pranua si talent i veçantë në Unversitetin e Muzikës në Keln. Gjatë qëndrimit aty pati shumë eksperienca, një ndër to në Konservatorin Superior të Parisit dhe më pas u zhvendos në SHBA, ku ka një karrierë të pasur me recitale solo, një ndër to edhe në Departamentin e Shtetit. Ndërsa mësimdhënia e pianos është puna e saj e përditshme.

Pianistja Merzana Kostreci u shpreh e lumtur për pritjen e ngrohtë në Shqipëri, e privilegjuar nga niveli i studentëve të pianos dhe për faktin që dha kontributin e saj këtu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: