Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi edhe nënkryetarja e kësaj force politike, Jorida Tabaku, ka thënë nëpërmjet një statusi në “Twitter” se koncesionet pa garë prishin tregun e pagave.

Ajo ka analizuar se koncesionet që jepen pa garë kanë fitime më të larta, favore me ligjin dhe paga më të larta se pjesa tjetër.

“Për çdo profesion” thotë Tabaku, “paga në koncesionare është më e lartë se paga për të njëjtin profesion në sektorin privat”.

Postimi i Jorida Tabakut:

Koncesionet po prishin tregun! Ato jepen pa gare kane fitimet me te larta; favore me ligj & paga me te larta se pjesa tjt!Nuk mundet me fonde publike te shkaterrosh tregun!Per cdo profesion paga ne koncesionare eshte me e larte se paga per te njejtin profesion ne sektorin privat!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: