TIRANE – Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto bëri të ditur se koncesioni i “Rrugës së Kombit” është në fazën e vlerësimit të ofertave.
Kreu i transporteve tha se rëndësi në këtë proces do t’i kushtohet interesit publik, ndërsa për pagesën që do të kryejnë qytetarët ka një pikë reference.
Ministri Haxhinasto foli edhe për aeroportin e Rinasit, duke theksuar se qeveria ka bërë ofertën e saj për kompensimin e kompanisë koncesionare.
Sipas tij, në rast se koncesionari nuk do ta pranojë afertën, atëherë do t’i drejtohen rrugëve të tjera.
(er.nu/BalkanWeb)
