Koordinator për Shëndetësinë në PD, Gazment Koduzi në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 foli për koncensionin e sterilizimit.

Gjatë intervistës ai theksoi se koncesioni i sterizilimit, nuk ka qenë opsioni më i mirë, por sipas tij ishte një koncesion abuzim që kur është prezantuar.

“Nuk mund të bëhet një koncesion vetëm për transport, por për shërbim. Koncesioni i sterizilimit nuk ka qenë opsioni më i mirë. Ka qenë abuziv që në krye të saj, që kur është dizenjuar, pasi është dizenjuar duke pasur në mendje vetëm një person. Në lojë është futur Komisioni i përgjithshëm që vlerëson ankesat”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb