Ministri i Brendshëm Taulant Balla po mban sot fjalën hapëse, në Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.

Balla evidentoi punën e bërë nga Shqipëria për të qenë një vend më i sigurt, ndërsa shtoi se vendi ynë është partnere e besuar e INTERPOL.

Ai tha se sfidat me të cilat përballet sot Europa dhe jo vetëm, janë krimet kibernetike.

Balla theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar si mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar.

“Shqipëria me të gjitha ndjesitë, shijet e mikpritjen por edhe sigurinë publike. Uroj që të gjeni kohë të shijoni bukur të mesdhetare që janë të veçanta, plazhet blu dhe trashëgimitë kulturore të Unesco-s.
Është hera e parë që Shqipëria drejton një event të INTERPOL-it të këtij niveli. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipëria dekada më parë, me siguri janë të mahnitur nga ndryshimi që vendi ynë ka bërë.

Vitin e fundit më shumë se 10 mln turistë vizituan Shqipërinë. Rekord ky i të gjitha kohërave. Gjithsesi presim që ky numër të tejkalohet në 2024 me rreth 40 përqind.
Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në INTERPOL dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Krimet kibernetike nuk njohin kufi dhe duan një përgjigje të koordinuar.
Drogërat sintetike janë vrasësi numër një i vrasjes së amerikaneve.
Kemi vepruar kundër përdorimit të këtyre drogërave”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: