TIRANË – Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufa, komentoi çështjen e Belinda Ballukut, duke analizuar edhe deklaratat dhe konferencën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë – një dalje mediatike kjo e kreut të qeverisë, mjaft e tensionuar.

Gjatë intervistës, gazetari Hoxha shtoi se ‘politikisht Belinda Balluku është e mbaruar’, duke nënvizuar se kryeministri ka qëllim të mbrojë veten e tij.

“Sa herë dal në tv nuk është mirë situata…Ajo që ndodhi me kryeministrin ishte rrjedhojë e kësaj situate që nuk është e mirë. E mbushur me probleme. Ai kishte mbledhur të gjitha temat e diskutuara; Kryekuzhinieri i 700 tenxhereve dhe kazanëve kishte mbledhur të gjithë ingredientët, u mundua të japë përgjigje, por ato që do ai. Pra në momenti që e bërë këtë konferencë do të thotë se diçka e detyroi. Nuk është në stilin e Ramës të jetë transparent. Ai kur lëviz dorën e majtë, ruhu te dora  e djathë. I justifikoi veprimet e veta dhe u mundua të japë një narrativë tjetër për ata që e besojnë. Presioni dhe tensioni i mbledhur tek ai duhet të shkarkohej. Çështja Balluku, aktualisht ka hyrë në muajin e 5. Ajo është marrë e pandehur, nisur nga çështja ime, unë jam vendosur në masë sigurie pa qenë i pandehur. Ndërsa ish-zv.kryeministrja që ka të gjithë atë formulë shpenzimesh dhe dëmi të shkaktuar shtetit, u mor e pandehur. Taktika që përdori SPAK këtë herë nuk pashë që ishte e njëjta. Ata pritën një muaj ajo nuk e dha dorëheqjen dhe SPAK kërkoi dy masa sigurie që u pranuan nga gjykata e GJKKO. Kishim një zv.kryeministre që nuk kalonte dot Qafën e Thanës. Pasi këto dy masa nuk dhanë efektin që pritej, drejtuesi i SPAK në orët e fundit të punës së tij iu drejtua Kuvendit për masa më të ashpra dhe më pas u shfaq drejtuesi i ri zoti Braho. Rama sigurisht që do të fitojë kohë. U mundua ta shpërqendronte dhe sot politikisht Balluku është e mbaruar. Por qëllimi i Ramës është të shpëtojë veten e vet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: