Nga Luksemburgu kryeministri Edi Rama foli për protcesin drejt Bashkimit Evropian.
Rama theksoi se mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20, Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, është një hap vendimtar i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, është një njohje më tej e reformave që ka realizuar Shqipëria dhe transformimi që vendi vazhdon të ndërmarrë. Në vijim të vlerësimit pozitiv të IBAR në maj 2026, kapitulli 20 bëhet i katërti kapitull negociues që mbyllet provizorisht brenda pak muajsh. Ju dëgjova qartësisht, i dashur Thomas, ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le të punojmë së bashku, shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet.”, tha kryeministri.
