Është mbajtur në Tiranë Konferenca shkencore “Qasje mbi historinë e Shqipërisë së viteve 1945-1990”. E organizuar nga fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti i Historisë, ajo mëtoi të trajtojë teza, problem e sfida mbi vitet e ashpra komuniste dhe fundin e regjimit.
Afrim Krasniqi bëri një skaner duke rrëzuar mitin e njëanshëm të hapjes së vendit nga Ramiz Alia.

“Elita politike e kohës jetonte në një botë tjetër nga realiteti shqiptar. Edhe teza si Ramiz Alia ishte liberal, por byroja nuk lejonte, Alia në fakt kontrollon gjithçka. Nuk ka dy grupe, ka një njeri që kontrollon e të tjerë që miratojnë. Vendimet nuk janë nga vizioni e lidershipi, por vendime pas një ngjarje që ka ndodhur, të nevojës për të kaluar krizën. Në Kavajë protesta le të marrim vendim për te hequr vendimin me vdekje, kriza e ambasadave, le të marrim vendim për policinë. Mbledhja e parë pas ambasadave është që dështoi policia e sigurimi se nuk na informoi, ndërsa ata thonë që e programuan vetë”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Historisë.

.

Por gjithë sa studiuesit vënë në dukej mbi atë që ka ndodhur, pse nuk pasqyrohet në tekste shkollore dhe si përcillet te të rinjtë.

“Pjesa më e madhe e punës që bëjmë ka të bëjë me të ish të persekutuarit politik. Gjithashtu për ta çuar këtë çështje në shkolla dhe pranë brezave të rinj, që është një aspekt tjetër me të cilin duhet të kemi qasje shkencore. Tani nuk janë ende në universitet aq shumë, por besoj se është me rëndësi të përballemi me shkuarën shkencërisht”.

Konferenca është në vazhdën e bashkëpunimit mes Konrad Adenauer e Institutit për kujtesën dhe raportin e shoqërisë me të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb