Ambasada Amerikane në Tiranë vijon të mbështesë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.

Projekti i fundit me partnerët shqiptarë është përmbyllur sot, kur pjesëmarrës kanë qenë edhe SPAK dhe Gjykata e Lartë. Në këtë konferencë u theksua nevoja e bashkëpunimit mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Konferenca përmbyllëse e projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim!”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vuri në pah luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore – një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.

Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e projektit, qendrën Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerët nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Gjykata e Lartë dhe forcat shqiptare të zbatimit të ligjit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes organeve të rendit, institucioneve të drejtësisë dhe komuniteteve për të çmontuar rrjetet e trafikantëve dhe për të mbështetur viktimat.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në luftën kundër trafikimit, sigurimin e kufijve dhe çmontimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare që shfrytëzojnë individët më të cenueshëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb